Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte i pranishëm sot në Gllogjan, u prit nga Ramush Haradinaj

Nga Xh M
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, familja Haradinaj u nderua sot në Gllogjan me ardhjen e shefit të CIA-s për Ballkanin.

Në një video të publikuar nga Indeksonline, shihet shefi i CIA-s për Ballkanin teksa pritet nga Ramush Haradinaj, transmeton Periskopi. Në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Caku besohej të ishte shtëpia e familjes Haradinaj. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Ceremonia në Gllogjan mblodhi përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, të cilët përkujtuan sakrificën dhe kontributin për liri në këtë pjesë të vendit. Prania e përfaqësuesit të lartë amerikan i dha edhe më shumë peshë simbolike kësaj dite.

Krejt në fund, kujtojmë edhe deklaratën e diplomatit amerikan, James Rubin, i cili ka bërë të ditur në dëshminë e tij në Hagë se “Ramush Haradinaj kishte kontakt me CIA-n edhe gjatë kohës së luftës”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër