Shehtanski: Aktakuza e formuluar në këtë mënyrë për “Puls” në mënyrë të pashmangshme do të rrëzohet të paktën për 24-25 persona

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shkurt – Avokati Vanço Shehtanski në emisionin Argument plus konfirmoi informacionin e TVV24 se është dorëzuar një iniciativë në Prokuroria Publike për rishikimin e aktakuzës për një pjesë të ish-funksionarëve të akuzuar në rastin “Puls”.

Sipas Shehtanskit, aktakuza e formuluar në këtë mënyrë është e destinuar të rrëzohet, të paktën për 24 deri në 25 persona ndaj të cilëve i referohet iniciativa e dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike.

Ai paralajmëroi se tashmë është hapur një procedurë e re, përkatësisht një aktakuzë e re ndaj personave që kanë qenë drejtpërdrejt të përfshirë në ngjarje, por që deri më tani nuk kanë qenë të akuzuar.

artikuj të ndërlidhura