Shënimi i Ditës ndërkombëtare të demokracisë

nga D. V.

Shkup, 15 shtator – Në Kuvend sot do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, me mbajtjen e seminarit edukativ në temën: ”Demokracia dhe Kuvendi” për nxënës nga shkollat e mesme. 

Në hapjen e ngjarjes do të flasin Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, Marina Dimovska, sekretare e përgjithshme e Kuvendit dhe Mihal Harari, zëvendës ambasador i Konfederatës Zvicerane. 

Në temën “Edukimi politik, demokracia dhe shoqëria aktive” do të flasë Tome Gushev, udhëheqës i Departamentit për Edukim dhe Komunikim, Instituti Parlamentar i Kuvendit, ndërsa për “Historinë e parlamentarizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, Sonja Stamenkovska, këshilltare – historiane, Instituti Parlamentar i Kuvendit. 

Në kuadër të ngjarjes do të mbahet edhe punëtori: Gara kreative “Çfarë demokracie dua nesër? Xhirimi i videove të shkurtra në tik-tok për temën e dhënë, ndërsa pastaj do të ketë prezantim të videove të xhiruara dhe diskutim me deputetët. Është paraparë kuiz: Çka di për demokracinë dhe Kuvendin – formimi i ekipeve të përziera (deputetë + nxënës).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More