Shkup, 29 prill Zhurnal.mk – Qeveria teknike pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të mbetet në histori, pasi Kuvendi sot miratoi ndryshimet në Ligjin për Qeverinë. Me 70 vota “pro” dhe 11 “kundër”, deputetët votuan për shfuqizimin e Qeverisë teknike.
Ndryshimet u propozuan nga shumica qeverisëse. LSDM e kundërshtoi ligjin, duke akuzuar se me heqjen e Qeverisë së Përzhinës, pushteti po përgatitet të kryejë manipulim zgjedhor.
Miloshoski informoi se me këto ndryshime parashihet ndryshim i modelit aktual, por me një afat kohor që e lë sistemin ekzistues të vlejë deri në ciklin e ardhshëm zgjedhor.
