Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtori Policisë së Tiranës

Nga Xh M
438 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Burime jo zyrtare i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu për një shkarkim nga detyra të Prodës. Kjo e lidhur me kapjen komplet në befasi dhe të papërgatitur të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Tiranës për djegien nga mbështetësit e opozitës të ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha.

Shqetësimi është shfaqur nga vetë ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, e cila mësohet se ka zhvilluar paraditen e të dielës një mbledhje urgjente analizuese me kabinetin e saj, për mënyrën e menaxhimit nga policia të protestës së opozitës.

Të njëjtat burime flasin edhe për shkarkimin e drejtorit të Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Gjithsesi, fjalën e fundit për shkarkimin e Ilir Prodës pritet ta thotë kryeministri Edi Rama, që sipas ligjit është emëruesi dhe shkarkuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Një oficer karriere, Ilir Proda e mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 3 tetor 2024.

Ai është drejtori i radhës në Policinë e Shtetit që nuk mundi dot ta çojë deri në fund mandatin e plotë.

Prej marrjes së detyrës, Proda u përball me akuza të forta nga opozita, por asnjëherë nuk u bashkëshoqërua me prova.

Një prej akuzave të opozitës ishte edhe marrja e telefonit të Ilir Prodës prej SPAK-ut, por në janar 2026 zyrtarisht BKH tha se nuk ia kishte sekuestruar telefonin.

Besohet se Policia e Shtetit, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në këtë fazë tranzitore pritet të drejtohet prej Sokol Bizhgës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër