Shkupi merr mbështetje të fuqishme nga qeveria për zgjidhjen e problemeve të kahershme

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator Zhurnal.mk – Në deklaratën e tij për 4TV, kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, theksoi rolin kyç të pushtetit qendror në tejkalimin e sfidave infrastrukturore dhe komunale të kryeqytetit.

Gjorgjievski theksoi se gjatë periudhës së kaluar ka pasur bashkëpunim dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga kryeministri, Qeveria në tërësi, si dhe Ministria e Transportit, transmeton 4news.mk.

Sipas tij, reagimi i shpejtë i Qeverisë, siç është miratimi i fundit i vendimit për blerjen dhe dhënien në përdorim të kamionëve të rinj për shërbimet komunale, është thelbësor për normalizimin e shërbimeve publike në Shkup.

Kryetari shtoi se procedurat administrative dhe ligjore kërkojnë kohë, por me ndihmën e institucioneve shtetërore, proceset e nisura për modernizimin e infrastrukturës së transportit dhe asaj komunale do të përfundojnë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

artikuj të ndërlidhura