Shkupi nikoqir i konferencës së kryetarëve të gjykatave supreme nga Evropa Qendrore dhe Lindore

Nga D V
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 qershor, Zhurnal.mk – hkupi sot dhe nesër do të jetë nikoqir i konferencës së kryetarëve të gjykatave supreme nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Konferencën e organizon Gjykata Supreme në bashkëpunim me Institutin CEELI dhe me mbështetjen e Projektit të BE-së për sundimin e ligjit.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e kryetarëve, zëvendëskryetarëve dhe gjykatësve nga 13 gjykata supreme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si dhe të Dejvid Kempbell, gjykatës i lartë i Qarkut, kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Gjyqësore Ndërkombëtare në ShBA dhe anëtar i Bordit Këshillimor të Institutit CEELI, Barington Parker, gjykatës i lartë i Qarkut nga ShBA, dhe Robert R. Strang, drejtor ekzekutiv i Institutit CEELI.

Në hapjen solemne nesër do të mbajnë fjalime presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, Afrim Fidani, kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, si dhe Dejvid Kempbell, Robert Strang dhe Gzhegozh Borkovski nga Projekti i BE-së për mbështetjen e sundimit të ligjit.

Në kuadër të konferencës do të mbahen pesë sesione.

E para do t’i kushtohet besimit të publikut në gjyqësor, në sesionin e dytë do të bisedohet për pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa në sesionin e tretë për zbatimin e ligjit nga gjykatat evropiane në rendin juridik të brendshëm (Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut). Sesioni i katërt i kushtohet zbatimeve aktuale dhe të ardhshme të inteligjencës artificiale në procedurat gjyqësore dhe administrimin e gjykatave, dhe i pesti komunikimit të gjykatave me publikun për çështje me interes publik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër