Shoqata e Prokurorëve forcon bashkëpunimin me autoritetet amerikane në fushën e drejtësisë

Nga D. V.
282 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 3 prill – Zhurnal.mk – Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Gezim Spahiu, këtë javë mori pjesë në një seri takimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u takuar me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Karolinës së Veriut, gjyqtarin Paul Newby, dhe me Prokurorin e Përgjithshëm të këtij shteti, Robert Higdon Jr.

Në vijim, Kryetari i Shoqatës zhvilloi takime me Prokurorin Jordan Ford, Drejtues për Krimet Financiare pranë Konferencës së Prokurorëve të Karolinës së Veriut, si dhe me Prokurorin Federal Russ Ferguson dhe Drejtorin e Prokurorisë së Tulsas, Oklahoma, Steve Kunzweiler.

Takimet u realizuan në kuadër të programit IVLP të Departamentit të Shtetit, duke mundësuar shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në ndjekjen penale dhe administrimin e drejtësisë, si dhe prezantimin e Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë.

Gjatë bisedimeve u diskutua mbi rëndësinë e shkëmbimeve profesionale për forcimin e kapaciteteve institucionale, rritjen e efikasitetit të ndjekjes penale dhe mundësitë për bashkëpunime të ardhshme.

“Kjo vizitë synon konsolidimin e marrëdhënieve profesionale ndërkombëtare dhe përmirësimin e praktikave në sistemin e ndjekjes penale në Shqipëri”, u shpreh Spahiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër