Guatemala, 5 gusht Zhurnal.mk – Më shumë se 1699 persona janë evakuar nga banesat e tyre pas shpërthimit të vullkanit Fuego në Gauatamala.
Aktiviteti vullkanik që nisi prej të hënës ka hyrë në një fazë intensive shpërthimi ku vazhdon me nxjerrje llave dhe re të mëdha hiri.
më shumë se 29 mijë persona janë prekur nga reshjet e hirit. Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime për aviacionin, pasi hiri ka ndikuar në hapësirën ajrore në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit të vullkanit.
Tre rajone kanë shpallur nivelin më të lartë të alarmit dhe po bëjnë thirrje për më shumë evakuime, në disa raste autoritetet kanë hasur vështirësi pasi disa banorë kanë hezituar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të frikës nga grabitjet.
Deri tani nuk janë raportuar dëme në banesa apo rrjedhje llave drejt zonave të banuara, por 18 komunitete janë prekur nga tymi dhe hiri.
Mësimi është pezulluar në disa zona, autoritetet u kanë kërkuar banorëve dhe vizitorëve të shmangin shpatet e vullkanit dhe zonat e tjera me rrezik të lartë.
Në vitin 2018, shpërthimi i Fuegos vrau më shumë se 200 njerëz, shumë prej tyre kur rrjedhat piroklastike që lëviznin me shpejtësi u përfshinë nëpër luginën Las Lajas.
