Shpërthim dhe zjarr i madh në Schaffhausen të Zvicrës, dridhjet u ndjenë në zonën përreth

Nga Xh M
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Schaffhausen, 10 gusht Zhurnal.mk – Dy shpërthime të fuqishme janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Schaffhausenit në Zvicër, ku më pas ka shpërthyer një zjarr i madh pranë stacionit hekurudhor.

Banorët e zonës kanë raportuar se kanë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme, ndërsa më pas kanë parë flakë dhe re të mëdha tymi pranë stacionit të trenit. Dridhjet e shkaktuara nga shpërthimet janë ndjerë edhe në një distancë prej disa qindra metrash.

Policia kantonale e Schaffhausenit ka konfirmuar se në qytet, në rrugën Fulachstrasse, ka rënë një zjarr i madh.

Në vendngjarje janë mobilizuar forca të shumta të zjarrfikësve, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për sigurimin e zonës.

Deri në publikimin e këtij informacioni, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e shpërthimeve dhe zjarrit, ndërsa nuk ka ende të dhëna zyrtare për persona të lënduar apo për dëmet materiale.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me incidentin në vijim/albinfo.ch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër