Hunan, 05 Maj, Zhurnal.mk – Më shumë se 1 500 punonjës nga departamentet e zjarrfikësve, reagimit ndaj emergjencave, sigurisë publike dhe shëndetësisë janë mobilizuar për të kryer shpëtimin emergjent, trajtimin në vend dhe mjekimin në mënyrë të rregullt , pas shpërthimit të një fabrike fishekzjarresh në provincën Hunan.Aktualisht, kërkimi dhe shpëtimi në vend kanë përfunduar kryesisht, janë marrë masa kontrolli kundër personit përgjegjës të kompanisë të përfshirë në përputhje me ligjin dhe cilësia e ajrit dhe e ujit po monitorohet në kohë reale, me treguesit përkatës mjedisorë normalë.
Autoritetet thanë të martën se nga shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve të hënën në provincën Hunan kanë vdekur 26 veta.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 4:43 të pasdites në fabrikën e kompanisë së prodhimit dhe shfaqjes së fishekzjarreve “Huasheng” në Liuyang, një qytet në nivel konteje në varësi të Changsha-së.
Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar të bëhen të gjitha përpjekjet për të kërkuar të humburit dhe për të shpëtuar të plagosurit nga shpërthimi , që shkaktoi viktima të shumta
Xi, nxori një udhëzim, duke urdhëruar forcimin e shqyrtimit dhe kontrollit për rreziqe në sektorët kryesorë, përmirësimin e menaxhimit të sigurisë publike dhe shtimin e përpjekjeve për të mbrojtur jetën dhe pronën e njerëzve.
