Shpëtimet malore mbeten peng i mungesës së mbështetjes shtetërore

Nga Xh M
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 maj Zhurnal.mk – Maqedonia në aspektin teknik është e përgatitur për operacionet e shpëtimit në zona malore por çalon mbështetja institucionale dhe legjislacioni

“Tek ne në shtet, operacionet e shpëtimit malor nuk janë rregulluar dhe së dyti, mbetemi prapa në mbështetjen që marrim nga institucionet shtetërore. Nuk e di çfarë duhet të ndodhë që të vetëdijesohemi dhe më në fund të ulemi e t’i zgjidhim problemet në mënyrë sistematike. I kemi vullnetarët, kemi njerëz të trajnuar mirë, kemi kapacitet, jemi anëtarë të organizatave ndërkombëtare, por institucionet shtetërore nuk arrijnë ta shohin këtë dhe ta shfrytëzojnë si mundësi.” – Antonio Dodeski – kryetar i Unionit Kombëtar për Shpëtim Malor. Ndërsa Sllovenia vetëm gjatë vitit 2025 ka pasur më shumë se 300 fluturime me helikopter në aksione shpëtimi, Kroacia ndan 8 milionë euro buxhet vjetor për nevojat e shërbimit të saj malor të shpëtimit ndërkaq shpëtimtarët në Maqedoni përballen mungesa elementare.

“Ne nuk mund të sigurojmë helikopter. Vitin e kaluar kishim një rast kur kolegët nga Kosova na telefonuan se kishte ndodhur një aksident në Malin Sharr, në territorin e Maqedonisë; një shtetase italiane kishte mbetur e lënduar në terren shumë të vështirë për qasje. Kur kërkuam helikopter, nuk mundëm ta marrim. Vetëm pas 3-4 orësh vonesë, kur ambasada italiane bëri presion, u dërgua helikopteri. Kjo nuk është sistematike. Kemi mangësi serioze në sistem.” – Antonio Dodeski – kryetar i Unionit Kombëtar për Shpëtim Malor.

12 organizata janë pjesë e Unionit Kombëtar për Shpëtim Malor me më shumë se 250 vullnetarë, të gatshëm për të vepruar dhe ndihmuar, por ata kanë nevojë urgjente për pajisje elementare. Vetëm shërbimi i shpëtimit malor në Ohër ka pasur dhjetëra raste shpëtimi gjatë këtij dimri, mes tyre edhe 4 aksidente më serioze për nxjerrjen e njerëzve dhe alpinistëve. Mesatarja vjetore është rreth 35 intervenime.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër