Tiranë, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi një takim në Podgoricë me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, ku diskutuan për digjitalizimin e shërbimeve publike, sigurinë kibernetike dhe modernizimin e administratës.
Gogu e cilësoi takimin si një bisedë mes miqsh, duke vlerësuar lidhjen e veçantë të Dukajt me Shqipërinë, ku ka studiuar.
Gogu theksoi se gjatë takimit ndanë mendime mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e administratës publike.
Ministri shqiptar vlerësoi gjithashtu kontributin e Dukajt për vendin e tij dhe për të ardhmen e tij evropiane, duke nënvizuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe perspektivën e përbashkët evropiane.
