Shqipëri-Ukrainë, marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave

Nga D. V.
483 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 17 qershor, Zhurnal.mk – Shqipëria dhe Ukraina kanë nënshkruar sot një marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.

Marrëveshja dypalëshe u nënshkrua nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe zëvendësministri i Komuniteteve, Territoreve dhe Zhvillimit të Infrastrukturës së Ukrainës, Serhiy Derkach.

Ministri Karakaçi bëri me dije se kjo marrëveshje pritet të përshpejtojë aktivitetin e transportit dhe tranzitit të mallrave e pasagjerëve.

Ai nënvizoi se harmonizimi me zhvillimet e fundit në kuadrin e marrëveshjes së transportit rrugor mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës do të kontribuojë më tej në përmirësimin e logjistikës dhe lidhjeve tregtare ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër