Shqipëria e miratoi vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut

Nga Xh M
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Qafë Thanë, 20 qershor Zhurnal.mk – Pas Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Shqipërisë dje e miratoi vënien në funksion të sistemit të përbashkët për kontrolle kufitare “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut.

Sipas vendimit, marrëveshja synon krijimin e pikave të përbashkëta kufitare mes dy vendeve dhe zhvillimin e procedurave të koordinuara të kontrollit kufitar, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe mallrave, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut katër ditë më parë njoftoi se ka miratuar vënien në funksion të sistemit të përbashkët të kontrolleve kufitare “One Stop Shop” me Shqipërinë, duke përmbyllur kështu procesin e vendosjes së këtij sistemi me tri vendet fqinje që nuk janë pjesë e zonës Shengen, duke pasur parasysh se ai tashmë funksionon me Serbinë dhe Kosovën.

Zbatimi i sistemit “One Stop Shop” fillimisht do të nisë në pikën kufitare Qafë Thanë, ndërsa më pas do të zgjerohet edhe në pikat e tjera kufitare me Shqipërinë.

Për finalizimin e plotë të procesit mbetet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet dy ministrive të punëve të brendshme.

Nevoja për një zgjidhje të tillë konfirmohet edhe nga frekuenca e lartë e udhëtarëve në pikat kufitare me Republikën e Shqipërisë.

Gjatë vitit 2025, në këto pika kufitare janë regjistruar gjithsej 4.581.724 udhëtarë, prej të cilëve 2.318.080 vetëm në pikën kufitare Qafë Thanë.

“Sistemi “One Stop” së në prill 2025 u zbatua me Kosovën në kalimin kufitar Bllacë – Hani i Elezit, pastaj edhe me Republikën e Serbisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër