Shqipëria hap dy konsullata nderi në Austri, në Linz dhe Wiener Neustadt

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Shqipëria ka hapur dy konsullata të reja nderi në Austri, në qytetet Linz dhe Wiener Neustadt, duke e çuar në tre numrin e konsullatave të saj të nderit në këtë vend.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bëri të ditur se zgjerimi i rrjetit konsullor synon ta afrojë më shumë Shqipërinë me bashkatdhetarët dhe partnerët vendas.

Sipas ministrisë, hapja e dy përfaqësive të reja krijon mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe institucional mes Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe për forcimin e lidhjeve me komunitetin shqiptar që jeton atje.

Shqipëria planifikon ta shtrijë edhe më tej praninë e saj konsullore në Austri.

Në ceremoninë e çeljes së Konsullatës së Nderit në Wiener Neustadt morën pjesë edhe Kancelari Federal i Austrisë, Christian Stocker, Sekretarja e Shtetit, Ulrike Königsberger-Ludwig, si dhe anëtari i Qeverisë së Landit të Austrisë së Ulët, Sven Hergovich.

artikuj të ndërlidhura