Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Nga L. M
933 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shqipëria është renditur në vendin e 46-të nga 177 shtete në botë në Environmental Performance Index (EPI) 2026, me 49.22 pikë, duke u pozicionuar e para ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, Shqipëria ka shënuar progresin më të madh në rajon, me një përmirësim prej 10.96 pikësh në indeks.

Një nga rezultatet më të spikatura është performanca në zbutjen e ndryshimeve klimatike, ku Shqipëria renditet e 21-ta në botë, me një përmirësim prej 29.79 pikësh gjatë dekadës së fundit.

Environmental Performance Index (EPI) 2026, i prezantuar zyrtarisht më 9 korrik nga United Nations University – Centre for Policy Research (UNU-CPR) dhe Yale Center for Environmental Law & Policy, në kuadër të 25-vjetorit të indeksit, konfirmon se reformat dhe politikat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit po japin rezultate konkrete dhe të matshme.

Në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, mjedisi mbetet një nga prioritetet tona kryesore. Synimi ynë është ta shndërrojmë këtë progres në standarde të qëndrueshme evropiane dhe në një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm për çdo qytetar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër