5
Shkup, 1 nëntor Zhurnal.mk – Shtatë shoferë janë ndaluar gjatë 24 orëve të fundit në lokacione të ndryshme në vend, për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Tre prej tyre drejtonin automjete pa e dhënë provimin për patentë shoferi. Bëhet fjalë për H.I. (39) nga Velesi, S.Sh. (36) nga Kumanova dhe A.Sh. (25) nga fshati Sellcë.
Dy shoferë u kapën duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Ata janë Z.S. (43) nga Kumanova dhe Z.Z. (63) nga Velesi.
