Shtatë të vdekur në Pakistan pas sulmeve në konsullatën amerikane

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Të paktën shtatë persona janë vrarë teksa është sulmuar konsullata amerikane në Karaçi të Pakistanit.

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë afër zonës së sulmit e ka konfirmuar se ka të vdekur pas përleshjeve me armë mes forcave të rendit dhe anëtarëve të Organizatës Studentore Imamia, të cilët po tentonin të hynin në objektin e konsullatës.

Protestat e studentëve ishin organizuar nga grupet shiite pro-iraniane. Myslimanët shiitë përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë së Pakistanit.

Për protesta të studentëve të këtij fraksioni është paralajmëruar edhe në qytetet tjera, teksa është rritur maksimalisht niveli i sigurisë në konsullatën amerikane në Peshavar dhe Ambasadën amerikane në Islamabad. / REL

artikuj të ndërlidhura