Shtatë vjet nga Marrëveshja e Prespës, polemikat vazhdojnë

Nga D V
1,116 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 korrik, Zhurnal.mk – Sot bëhen shtatë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, një prej marrëveshjeve më të rëndësishme politike në historinë e Maqedonisë së Veriut. Më 17 qershor 2018, në fshatin Psarades të Greqisë, ish-kryeministrat të asaj kohe, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras nënshkruan marrëveshjen që i dha fund kontestit shumëvjeçar për emrin mes Shkupit dhe Athinës.

Me këtë marrëveshje, shteti ndryshoi emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia hoqi veton për anëtarësimin e vendit në NATO dhe mbështeti procesin e integrimit evropian.

Pas ratifikimit në parlamentet e të dy vendeve dhe ndryshimeve kushtetuese, Marrëveshja e Prespës hyri në fuqi në vitin 2019. Një vit më vonë, Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s, ndërsa në vitin 2022 nisi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, edhe shtatë vjet më vonë, marrëveshja vazhdon të mbetet temë debatesh politike në vend. Përkrahësit e saj e konsiderojnë një kompromis historik që siguroi integrimin euroatlantik, ndërsa kundërshtarët, gjegjesishtë VMRO-DPMNE , që atë kohë ishte në opozit, e tash në qeveri, vazhdonë ta cilësonë si një lëshim të madh në dëm të identitetit kombëtar, madje zyrtarët e kësaj partie edhe pas 7 vitesh shtetit i referohen si Maqedoni dhe jo emrit origjinal Maqedonia e Veriut.

Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme politike, Marrëveshja e Prespës mbetet një pikë kthese në historinë moderne të Maqedonisë së Veriut dhe një nga dokumentet më me ndikim në marrëdhëniet rajonale të Ballkanit gjatë dekadës së fundit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër