Shtëpi në Australi, para të gatshme, vetura e banesa/ Kjo është pasuria e madhe e Vjosa Osmanit dhe bashkëshorit të saj

Nga Xh M
629 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 prill Zhurnal.mk – Ndërohë sot ka mbaruar afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë, ndërohë mbetët për tu parë nëse kanë shtuar apo zvogëluar pasuri krahasim me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Osmani kishte deklaruar pasuri të paluajtshme, automjete dhe kursime, duke përfshirë edhe të ardhurat vjetore nga paga e saj dhe të bashkëshortit, Prindon Sadriu.

Si pasuri të paluajtshme në kuadër të deklarimit në pronësi të Vjosa Osmanit kishte deklaruar vetëm një tokë e blerë sipas deklarimit me kursime dhe borxh në vitin 2016 në vlerë 35 mijë euro, njofton Gazeta Minuti.

Kurse në pronësi të bashkëshortit, Prindon Sadriu ishin deklaruar një banesë e blerë me kursime dhe kredi.

Një garazh kolektive, një shtëpi në Australi që kap vlerën e 170 mijë eurove.

Po ashtu një banim me e blerë me kursime, borxhe dhe nga shitja e banesës në Prishtinë në vlerë hiç më pak se 208 mijë euro.

Po ashtu ishte deklarua edhe një banim në Australi e blerë në vitin 2023 në vlerë 510 mijë euro ( e blerë nga shitja e shtëpisë në Australi), nga kursimet familjare e të tjera).

Një veturë e tipit Mercedes e blerë në vitin 2022 në vlerë 10 mijë euro po ashtu u deklarua në emër të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Vjosa Osmanit.

Para të gatshme në llogari rrjedhëse, Vjosa Osmani kishte deklruar se nga paga dhe mëditjet 2.511.00 euro.

E në një bankë australiane u raportuan 116 dollarë si kursime të bashkëshortit.

Kurse sa i përket kredive apo detyrimeve që kanë presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj kishin deklruar: Këst i papaguar në vlerë 16 mijë euro për punët e shtëpisë dhe huamarrje për pagesën e banimit në Melburne, 40 mijë e 500 euro.

Nga të dhënat vjetore personale dhe familjare Osmani kishte deklaruar se 33 mijë e 104 euro pati të hyra vjetore nga paga e presidentes, kurse 11 mijë e 639 euro nga mëditjet e udhëtimet jashtë vendit.

Po ashtu aty u deklaruan edhe paga e bashkëshortit sit ë hyra vjetore me 11 mijë e 68 euro dhe nga qiratë në Australi me 12 mijë e 500 euro. Pagesa nga vendimet gjyqësore në kuadër të MPJD-së, 19 mijë e 233 euro dhe mëditjet nga MPJD saktësisht 2 mijë e 795 euro.

Sqarim: Ky raportim bazohet në të dhënat e publikuara nga APK vitin e kaluar 2025, të deklruar nga personat e lartë cekur

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër