Shterjova: Mickoski për dy vite bëri borxh sa gjysma e huamarrjeve për 35 vite

Nga I.A
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shtator, Zhurnal.mk – Vetëm për dy vite, kryeministri Hristijan Mickoski dhe Qeveria e tij e ngarkuan shtetin me rreth katër miliardë euro borxh të ri, deklaroi Keti Shterjova në konferencën e sotme për shtyp të LSDM‑së.

Nga partia opozitare theksojnë se huamarrjet e përgjithshme të të gjitha qeverive në 35 vitet e pavarësisë arrijnë rreth tetë miliardë euro, që do të thotë se pushteti aktual për një periudhë të shkurtër ka bërë gjysmën e atij shume.

Kjo është papërgjegjësi ekonomike – grumbullim i rrezikshëm i borxheve mbi kurrizin e qytetarëve. Ky është ritëm huamarrjeje që Maqedonia nuk e ka parë në historinë e saj. Borxhi publik po shkon drejt 12 miliardë eurove, pra mbi 65% të BPV‑së, ndërsa interesat që shteti i paguan çdo vit janë rritur nga 120 në rreth 350 milionë euro”, tha Shterjova.

Sipas LSDM‑së, këto mjete nuk janë përdorur për përmirësimin e standardit të jetesës, për masa zhvillimore apo për investime kapitale.

Këto janë para që shkojnë drejtpërdrejt në konton e VMRO OKG – në tenderët kriminalë partiakë të Mickoskit dhe organizatës së tij kriminale. Dhe ndërsa e ngarkojnë shtetin me përmasa historike, qytetarët për dy vite u përballën me varfëri të rëndë”, theksuan nga opozita.

Shterjova shtoi se, përkundër deklaratave për ekonomi të stabilizuar, niveli i çmimeve në dy vitet e fundit është rritur për 7 përqind, ndërsa shporta sindikale është shtrenjtuar për 10.000 denarë.

Mund Mickoski të tregojë përralla për ‘ekonomi të tretë’ në Evropë dhe inflacion të stabilizuar sa të dojë, realiteti që qytetarët e jetojnë është i ashpër. Fuqia blerëse e qytetarëve është ulur në mënyrë të përhershme. Statistikat qytetarët i shohin përmes frigoriferit bosh dhe portofolit, faturave të larta dhe ushqimit më të shtrenjtë”, shtoi ajo.

Nga LSDM konkluduan se borxhi i ri nuk do të sjellë jetë më të mirë për qytetarët, por çmime më të larta dhe ngarkesë shtesë mbi buxhetin familjar.

E vërteta është se Mickoski e ngarkon shtetin deri në tavan, ndërsa qytetarët i lë të jetojnë nga dita në ditë. Katër miliardë euro borxh i ri vetëm për dy vite – e qytetarët nuk kanë jetë më të mirë. Kanë vetëm borxhe të reja, çmime më të larta dhe standard më të ulët. Kjo nuk është politikë ekonomike. Kjo është faturë që VMRO‑OKG e dërgon mbi kurrizin e qytetarëve. Dhe ajo faturë sapo ka filluar të mbërrijë”, deklaroi Shterjova.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër