Shtyhet afati i aplikimeve për skemat mbështetëse në bujqësi

Nga Xh M
1,112 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 qershor Zhurnal.mk – Kërkesa e lartë nga ana e fermerëve dhe blegtorëve ka bërë që të shtyhen afatet për aplikimin për të përfituar nga skemat mbështetëse në bujqësi deri në datën 6 korrik.

Ky vendim është marrë edhe për shkak se fermerët kanë vonuar plotësimin e dokumentave për këto skema.

Interesi mbetet i lartë për të përfituar nga skemat me pagesa direkte për sipërfaqet e tokës. Këtë vit është më i paktë se një vit më parë për shkak se fermerët janë bashkuar në mënyrë që të shpallen përfitues

“Sipërfaqja është po ajo që ka qenë vjet, thjesht kemi bërë të mundur pas udhëzimeve të BE-së, bashkimin, ose si të themi, shtyrjen për bashkim të fermerëve, të cilët të kenë një sipërfaqe jo më pak se 3 hektarë”, shtoi Gjolla.

Pas përfundimit të afateve për aplikimet, autoritetet do të nisin punën në terren duke bërë verifikimet e më pas do të kryhen pagesat për përfituesit

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër