Alarm fals për bomb në Prishtinë/ Policia bllokon për disa orë stacionin e urbaneve në kryeqytet

Nga Xh M
1,201 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 qershor Zhurnal.mk – Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë. Ishte policia e Kosovës që njoftoi zyrtarisht mëngjesin e kësaj të martë se rreth orës 8 kishte marrë një informacion për vendosjen e një mjeti shpërthyes në stacionin e mjeteve të transportit publik interurban në kryeqytet.

Pas informacioneve blutë kanë rrethuar zonën dhe kanë evakuuar qytetarët, ndërsa forcat xheniere kanë konstatuar se në zonë nuk ka prani të mjeteve shpërthyese apo elementëve të tjerë të dyshimtë që mund të cënojnë sigurinë.

Stacioni i autobusëve në Prishtinë është rikthyer brenda pak orësh në funksion normal, ndërsa kontrollet zgjatën rreth dy orë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër