“Si më ftuat si nuk më ftuat, do ta prish dasmën”, Rogerti paralajmëron Mateon para martesës me Brikenën

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pritet të mbahet dasma mes Brikenës dhe Mateos, ashtu siç u njoftua përmes zarfit që mbërriti gjatë ditës.

Ndërkohë, para ceremonisë, nuk munguan debatet mes banorëve.

Rogerti paralajmëroi se do të mbajë një fjalim që, sipas tij, mund “t’ua prishë dasmën”.

 BBVA/Instagram

Rogerti: “Kjo është për fjalimin tim. Si më ftuat apo s’më ftuat, unë do ta prish dasmën”.

Mateo: “Të pyeti njeri ty? Prishe”.

Rogerti: “Do ta prish pra”.

Mateo: “Çka kujton, që do të fitosh ndonjë pikë?”

Rogerti: “O vëlla, do ta prish dasmën me fjalim, o zotni. Do të mbaj një super fjalim për ju të dy dhe nuk do të ma prishësh këtë radhë”.

Mateo: “Po ta them edhe njëherë, nuk e mbaj fjalimin unë aty”.

Pritet të shihet nëse Rogerti do ta realizojë paralajmërimin e tij gjatë dasmës së mbrëmjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër