MINT vendos çmimet e reja tavan

Nga D. V.
656 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 maj, Zhurnal.mk – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar listën e re të çmimeve maksimale të lejuara (tavan) për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës, të cilat do të jenë valide për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të fundit të ministrisë, çmimet maksimale të caktuara për datën 19 maj 2026 pësuan një lëvizje të lehtë krahasuar me ditët e kaluara:

Nafta (dizel): 1.62 euro për litër

Benzina: 1.53 euro për litër

Gasi: 0.75 euro për litër (

Sipas njoftimit zyrtar, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e paradites së sotme.

MINT u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi ose tejkalim të këtyre çmimeve tavan nga ana e operatorëve ekonomikë. Ankesat mund të adresohen në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit përmes emailit zyrtar konsumatori@rks-gov.net ose në numrin e telefonit pa pagesë 0800 11000.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër