Siljanovska-Davkova: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një investim për sigurinë e Evropës

Nga D. V.
274 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 03 Mars – Siljanovska-Davkova u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vend. Në takim ajo tha se garancia më e madhe për sigurinë e Evropës është anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).

Siljanovska dhe Rutte thanë se Maqedonia e Veriut është një aleat besnik i NATO-s dhe kontribuon në sigurinë e të gjithë rajonit.

“Në këtë moment, për këtë arsye është këtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, është e nevojshme brenda NATO-s të kapërcehen dallimet, ose të pajtohen dallimet në mënyrë që të sigurohet kohezioni bazuar në vlerat dhe parimet e përbashkëta mbi të cilat është themeluar NATO”, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova.

Ajo shprehu bindjen e saj se NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por edhe një platformë e përgjegjësisë së përbashkët, por edhe, më e rëndësishmja, e një vizioni të përbashkët, dhe ne vazhdojmë të jemi një anëtar i përgjegjshëm i Aleancës.

Siljanovska-Davkova shprehu pritjen e saj që në samitin e ardhshëm të NATO-s në vitin 2026 në Ankara, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh ngjarjet dhe sfidat aktuale.

“Investimi dhe garancia më e madhe jo vetëm për sigurinë tonë, por edhe për sigurinë e Evropës në tërësi është anëtarësimi ynë dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha Siljanovska-Davkova.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër