Sindikata e Kulturës protestoi për paga më të larta

Nga Xh M
202 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 prill Zhurnal.mk – Sindikata e Kulturës protestoi sot para Ministrisë së Kulturës, për siç thonë, mos-respektimin e marrëveshjeve kolektive dhe injorimin institucional të punëtorëve në kulturë.

Paraprakisht, protesta u mbështet edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për Marrëveshjen Kolektive të Kulturës, por për të gjitha marrëveshjet kolektive në të cilat është përcaktuar mënyra dhe metodologjia e llogaritjes së pagës, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pagën mesatare apo minimale sipas koeficientit të kompleksitetit, pavarësisht nëse është paga më e ulët sipas koeficientit të kompleksitetit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për përqindje shtesë për rritjen e pagës, etj”, shkroi Sllobodan Trendafillov, kryetar i LSM-së.

Nga Ministria e Kulturës nuk dhanë ndonjë sqarim, teksa pritet të dihet ditëve në vazhdim zgjidhja për këtë çështje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër