Shkup, 18 prill, Zhurnal.mk – NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup informon opinionin dhe qytetarët e qytetit të Shkupit se është në vijim aksioni për shlyerjen e borxheve pa llogaritje të kamatës për pagesat e vonuara, përcjell Zhurnal.mk.
Aksioni për shlyerjen e borxheve me këste pa kamatë ka kohëzgjatje të caktuar dhe fillon më 20.04.2026, ndërsa përfundon më 05.06.2026.
“U bëjmë thirrje të gjithë shfrytëzuesve që kanë borxh të mbetur për ujin e konsumuar (të paditur dhe të rregullt), ta shfrytëzojnë mundësinë për pagesë me këste pa llogaritje të kamatës”, apelojnë nga ndërmarrja publike.
Vendimi për realizimin e këtij aksioni nuk vlen për organet e pushtetit shtetëror dhe lokal, si dhe për organet e tjera shtetërore të themeluara sipas Kushtetutës dhe ligjit, si dhe për institucionet që kryejnë veprimtari me interes publik të përcaktuar me ligj, të organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë, komunat, qyteti i Shkupit apo komunat në kuadër të qytetit të Shkupit.
“Pas përfundimit të këtij afati, vendimi pushon së vlefshmi”, njoftojnë nga Ujësjellësi dhe Kanalizimi.
