Skandal në derbin Bashkimi–Vardari: Thirrje raciste, karton i kuq i kontestuar dhe reagime të ashpra

Nga Xh M
500 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Përballja e javës së 19-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, në mes Bashkimit dhe Vardarit , përpos shijes së derbit solli edhe anën e errët të futbollit. Gjithçka filloi në minutën e 78 kur tifozët vendas të njohur për fyerje “Komitët” pandëqrprerë lëshuan thirrje raciste e antishqiptare.

Këto thirrje që nuk po ndaleshin nga Komitët detyruan përfaqësuesit e Bashkimit të reagojnë tek delegati i ndeshjes, që çoi në ndërprerën e ndeshjes për disa minuta.

Që të mos mjaftonin vetëm fyerjet ndaj shqiptarëve, situata u tensionua në minutën e 86 të ndeshjes kur gjyqtari i ndeshjes Benjamin Kerimi ndëshkoi direkt me të kuq mbrojtësin e Bashkimit Rexhep Muratin, me arsyetimin se gjoja ky i fundit e ka pështyrë.

Lidhur me ndeshjen e sotme reagoi FFM-ja. Por përpos që morën në mbrojtje gjyqtarin dhe arsyetuan veprimin e tij për ndëshkimin me të kuq, në asnjë fjalë Federata nuk përmend fyerjet e Komitëve ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Klubi Futbollistik Bashkimi nga Kumanova. Veprimin e gjyqtarit dhe Federatës e quajnë skandal. Klubi Kumanovar demanton Federatën me videon e tyere duke thënë se s’vëhet fjalë për pështymë por shenjë në pallton e një tifozi”
Sekondi i 4 dhe 5 rrethohet “pështyma fantazmë” e lojtarit tonë dhe ÇUDITSHMËRISHT pështyma mbetet ende në ajr edhe pas shumë sekondave (sekonda 7,8,9 e videos).
KENI FILLUAR TA NGATËRRONI PËSHTYMËN ME SHENJËN E PALLTOS SË DIMRIT TË TIFOZIT NË TRIBUNA!!
SKANDAL

Thuhet në reagimin e Bashkimit./Alsat.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër