Mickoski: Për momentin nuk shoh nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Nga Xh M
568 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shkurt – Koalicioni qeveritar po funksionon mirë dhe nuk ka nevojë të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në këtë kohë. Kështu tha sot kryeministri Mickoski i pyetur për zhvillimet në VLEN. Mickoski tha se shumica qeveritare është stabile me VMRO-në, VLEN-in dhe ZNAM-in dhe se fokusi kryesor i Qeverisë mbeten reformat

“Për momentin nuk shoh nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në bisedimet e mia me Bashkësinë Ndërkombëtare por edhe në bisedimet e mia me qytetarët, nga kjo qeveri presin reforma dhe zbatim, dhe pikërisht kjo është prioritet dhe fokus i kësaj qeverie”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër