Tiranë, 16 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes pas ditës së tretë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, duke e lidhur situatën e krijuar në Tiranë me akte dhune dhe shkatërrimin e pronës publike e private.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama solli në vëmendje dëmet e shkaktuara nga tërmeti, duke e krahasuar rindërtimin e shtëpive të familjeve të prekura me dëmtimin e pronës gjatë protestave.
Kreu i qeverisë deklaroi se, sipas tij, protestat nuk kanë lidhje me shqetësimet dhe aspiratat e studentëve, por janë nxitur nga forca politike që synojnë të pengojnë përparimin e vendit.
“Kjo nuk ka lidhje fare me studentët. E gjithë kjo është po ajo dorë që e ka kapur për fyti opozitën shqiptare dhe që e ka djegur j njëherë Shqipërinë dhe që është gati ta djeg përsëri. As ata që marrin eng qytetin gjatë ditës nuk janë studentët e as ata që pastaj në mbrëmje ndikojnë revoltën studentore, nuk kanë të bëjnë fare me problemet e studentëve”.
