Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë

Nga Xh M
2,096 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 korrik Zhurnal.mk – Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe thotë se partia e tij mbështet propozimin që diaspora të votojë në mënyrë elektronike.

“Aleanca e Shqiptarëve është që diaspora të mund të votojë elektronikisht dhe me postë, por jo për tre zonat e veçanta zgjedhore”, tha deputeti i ASH-së Halil Snopçe pas debatit mbi Kodin e ri Zgjedhor dhe faktin që partitë nuk mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

“Ne jemi që ata të votojnë në qendrat e votimit ku janë adresat e tyre në vende. Jo që ne të kemi deputetë nga diaspora, por që diaspora të votojë dhe të ketë ndikim në 120 deputetët varësisht nga vendi ku jetojnë në vend. Nëse regjistrimi i popullsisë varet edhe nga diaspora, atëherë kjo është shumë logjike.

Ne jemi për heqjen e tre zonave zgjedhore, nga një deputet për diasporën, dhe që votat e tyre të ndikojnë drejtpërdrejt te deputetët në Maqedoni”, tha ndër të tjera Snopçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër