Sondazhi në 25 qytete globale zbulon qëndrime të përbashkëta mbi qeverisjen urbane

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Pekin, 12 tetor, Zhurnal.mk – Ndërsa urbanizimi vazhdon të përparojë në mbarë botën, çështje të tilla si rritja e popullsisë, shtimi i nevojave të larmishme dhe ndarja e burimeve publike po paraqesin kërkesa më të mëdha për qeverisjen urbane.

Rrjeti Televiziv Global i Kinës (CGTN) dhe Instituti për Komunikim Ndërkombëtar në Epokën e Re i Universitetit Renmin të Kinës, bëri një sondazh me opinionin publik me 7288 pjesëmarrës nga 25 qytete në 21 vende të botës. Rezultatet zbuluan se pjesëmarrësit presin gjerësisht që qeverisja urbane t’i kushtojë më shumë rëndësi përmbushjes së nevojave të banorëve, përmirësimit të shërbimeve publike dhe ofrimit të kanaleve më të aksesueshme për qytetarët, që të shprehin shqetësimet e tyre dhe të marrin përgjigje. Ata gjithashtu shprehën pikëpamje pozitive për qasjen e Kinës të përqendruar tek njerëzit gjatë zhvillimit urban.

Qyteti Chengdu, Kinë Jugperëndimore/Foto nga VCG

Sondazhi zbuloi se 52.5% e të intervistuarve ishin të kënaqur me qeverisjen e qyteteve të tyre. Nga 11 fushat e shërbimeve publike, kënaqësia me objektet kulturore, ato të kohës së lirë dhe rekreative, hapësirat publike, transportin publik, arsimin dhe kujdesin shëndetësor ishte rreth 60%, ndërsa përballueshmëria e strehimit, kontrolli i zhurmës dhe cilësia e ajrit ishin tre fushat që kanë më shumë nevojë për përmirësim.

Veçanërisht, qytetet e mëdha përballen me realitete më komplekse në ndjekjen e një qeverisjeje të rafinuar. Si tre sfidat kryesore u identifikuan popullsia në rritje dhe nevojat gjithnjë e më të larmishme (57.3%), koordinimi i pamjaftueshëm midis departamenteve qeveritare (52.9%) dhe burimet e kufizuara në nivel bazë që pengojnë përgjigjet në kohë ndaj problemeve (50%). Rreth 65% e pjesëmarrësve kërkuan koordinim më të fortë midis departamenteve qeveritare, ndërsa 64% prisnin kanale më efikase dhe të përshtatshme për raportimin e problemeve dhe paraqitjen e kërkesave.

“Qytetet e popullit ndërtohen nga populli dhe për popullin” është një parim udhëzues i zhvillimit urban të Kinës. Sondazhi zbuloi se 91.4% e të intervistuarve ishin dakord fuqimisht me këtë parim. Përveç kësaj, 89% shprehën pikëpamje pozitive për qasjen e Kinës ndaj “konsultimit të gjerë, kontributit të përbashkët dhe përfitimeve të përbashkëta”, duke njohur rëndësinë e përfshirjes së banorëve, bizneseve, organizatave shoqërore dhe palëve të tjera të interesuara në qeverisjen urbane.

Qytetarë stërviten në mëngjes në një park, qytet Huai’an, provincë Jiangsu, Kinë Lindore/Foto nga VCG

Në vlerësimin e arritjeve të Kinës në qeverisjen urbane gjatë dekadës së fundit, të intervistuarit shprehën kënaqësinë më të lartë për transportin publik dhe rrjetet rrugore (83.2%), të ndjekura nga shërbimet qeveritare online të integruara me 79.3% , siguria urbane e reagimi ndaj emergjencave me 79.2%. Kur u pyetën se cilat aspekte të përvojës së Kinës në qeverisjen urbane mund të ofronin mësime të dobishme për vendet e tjera, ata renditën në tre vendet e para: zbatimin e teknologjive digjitale; qeverisjen në nivel lagjeje dhe reagimin ndaj shqetësimeve të banorëve; si dhe zhvillimin e infrastrukturës urbane. Veçanërisht, 90.5% e tyre ranë dakord se planifikimi shkencor dhe menaxhimi i rafinuar, mund të përmirësonin saktësinë e ofrimit të shërbimeve publike dhe bënë thirrje që vendet të ndjekin një bashkëpunim të gjerë me Kinën në këto fusha.

Sondazhi u krye online dhe 25 qytetet e përfshira ishin Pekini, Shangai, Parisi, Barcelona, ​​Berlini, Tokio, Toronto, Londra, Roma, Madridi, Nju Jorku, Seuli, Buenos Aires, Delhi, Kajro, Kejptaun, Lagos, Rio de Zhaneiro, Bangkok, Mumbai, Meksiko Siti, Nairobi, Sao Paulo, Xhakarta dhe Stambolli. Pjesëmarrësit ishin qytetarë të zakonshëm të moshës 18 deri në 65 vjeç. Kampionimi u hartua në mënyrë që të përputhej me shpërndarjen sipas moshës dhe gjinisë, të raportuar në regjistrimet e popullsisë të secilit vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër