Sorensen sot vjen në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin

Nga D. V.
258 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 prill Zhurnal.mk – Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të qëndrojë më 15 prill në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kështu tha një burim në Bruksel për Radion Evropa e Lirë.

Vizita e Sorensenit në Prishtinë vjen pas asaj që zhvilloi në Beograd më 9 prill, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Emisari evropian tha se me Vuçiqin zhvilloi diskutime për avancimin e diskutimeve për çështjet kryesore të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe analizimin e përparimit për Ligjit për të huajt në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër