Sot i jepet lamtumira e fundit Altin Kryeziut, policit që u aksidentua në krye të detyrës

Nga D V
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 gusht, Zhurnal.mk – Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Altin Kryeziut, zyrtarit policor nga Bubaveci i Malishevës që vdiq në QKUK pas plagëve që pësoi kur u godit nga një veturë ditë më parë në Malishevë, derisa ishte në detyrë zyrtare.

Lajmin për ceremoninë e varrimit e bënë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët njoftuan se Altini do të varroset në varrezat e fshatit Bubavec nga ora 17:00.

“Në këtë ditë të rëndë, do t’i japim lamtumirën e fundit Altinit, djalit, policit dhe njeriut që la pas kujtime, dhimbje e respekt të pashlyeshëm. U prehsh në paqe, Altin. Lavdi jetës dhe veprës tënde!”, thuhet në njoftimin mortor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër