Vrasja e gruas shtatzënë në Malishevë: I plagosuri në gjendje të rëndë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 gusht, Zhurnal.mk – Një grua ka mbetur e vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Malishevë.

Sipas raportimeve nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, gruaja që vdiq ishte shtatzënë në javën e 34 të shtatzënisë.

Ndërkaq, burri është në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile. Sipas Klankosoves, i njëjti është i intubuar dhe i kyçur në respirator, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.

artikuj të ndërlidhura