Sot përvëlon: Temperaturat arrijnë deri në 40°C

Nga R.ZH
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 gusht, Zhurnal.mk – Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri në mesatare në nivel lokal. Temperaturat gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa përgjatë rajonit të Vardarit herë pas here do të përforcohet, me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë.

Në orët e pasdites, veçanërisht në pjesët veriore të vendit, pritet zhvillim lokal i motit të paqëndrueshëm. Sipas parashikimeve, mund të ketë reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme shiu, të shoqëruara me bubullima të rralla.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 12 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë në intervalin 33 deri në 40 gradë.

Në Shkup, do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri në mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale në kryeqytet do të jetë 18 gradë, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 39 gradë Celsius.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër