Sot protestojnë studentët shqiptarët, provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip

Nga D. V.
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 maj, zhurnal.mk – Studentët do të protestojnë sërish sot me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet të jepet edhe në gjuhën shqipe. Nisma organizohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë”. Protesta do të fillojë në orën 16:30 para Urës së Gurit, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje artistëve, sportistëve dhe figurave të tjera publike që të ju bashkëngjiten.

“Të nderuar sportistë, artistë dhe figura publike, ju që me sukseset, talentin dhe punën tuaj keni bërë krenar çdo shqiptar, sot studentët kanë nevojë për zërin dhe mbështetjen tuaj. Kjo protestë nuk është kundër askujt. Është protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, dinjitetit dhe të drejtave tona si qytetarë të barabartë. Të hënën, më 18 Maj, në ora 16:30, duke filluar nga Ura e Gurit në Shkup, ejani të protestojmë bashkë. Në krah të studentëve, në krah të shqiptarëve”, thonë studentët shqiptarë

-Studentët kanë nevojë për mbështetjen tuaj

-Protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe

-Ejani të protestojmë së bashku

Protesta e nesërme është e dyta me radhë që organizojnë studentët shqiptarë dhe vjen si pasojë e refuzimit të kërkesës së tyra nga ana e ministrit të Drejtësisë. Nga ana tjetër kryeministri Mickoski ka njoftuar se po shqyrtohen mënyra për të adresuar kërkesën e studentëve shqiptarë, që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Ai theksoi se ekzekutivi po punon për një zgjidhje të mundshme dhe paralajmëroi se së shpejti do të prezantohet një propozim konkret lidhur me këtë çështje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër