Ecje përkujtimore në Koshare, për heroin Agim Ramadani – Katana dhe për të gjithë dëshmorët

Nga D. V.
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 maj, zhurnal.mk – Në shenjë respekti dhe përuljeje për heroin Agim Ramadani – Katana dhe për të gjithë dëshmorët që sakrifikuan për lirinë e vendit, është zhvilluar një ecje përkujtimore dhe historike në bjeshkët madhështore të Koshares vendi ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ecjes i’u bashkua edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni bashkë me Klubin Alpin Gjilani me anëtarët dhe dashamirët e bjeshkatarisë.

Siç thuhet në njoftim Hyseni, tha se përmes ecjes në gjurmët e historisë sonë në Koshare, nderuan sakrificën e dëshmorëve dhe kujtuam heroizmin e Agim Ramadanit – Katana.

“Bashkë me qytetarë e bjeshkatarë nga Gjilani, rikthyem në kujtesë një nga betejat më të lavdishme të luftës për liri”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, falënderoj Klubin Alpin Gjilani dhe të gjithë pjesëmarrësit për këtë aktivitet, që na kujton se liria jonë është ndërtuar mbi sakrificë dhe qëndresë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër