Sot shpallet aktgjykimi për rastin e kanosjes ndaj Hysni Gucatit

Nga D V
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 korrik, Zhurnal.mk – Gjykata Themelore në Drenas pritet të shpallë sot, duke filluar nga ora 11:30, aktgjykimin në rastin e kanosjes ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

I akuzuari, Eqrem Avdullahu, në seancën e mbajtur më 20 korrik e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të kanosjes dhe kishte kërkuar falje.

Gjykata që e miratoi pranimin e fajësisë në seancën qe u mbajt të hënën në Gjykatën Themelore në Drenas, e caktoi 23 korrikun si datën kur do të shpallet aktgjykimi në këtë çështje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër