“Speca djegës, luleshtrydhe, kivi e kërpudha”, Dogana e Maqedonisë sekuestron 12,5 ton fruta dhe perime

Nga D. V.
401 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 prill Zhurnal.mk – Në pikën kufitare Bogorodicë, doganierët e Maqedonisë sekuestruan 12,5 ton fruta dhe perime të padeklaruara, me vlerë 1,4 milionë denarë, përfshirë avokado, speca djegës, brokoli, luleshtrydhe, kivi dhe kërpudha, përcjell TV21. Kundër personit që tentoi kontrabandën është ngritur kallëzim penal për “kontrabandë”.

“Doganarët në pikën kufitare Bogorodicë kanë parandaluar një tentativë për kontrabandë të 12,5 tonëve fruta dhe perime, me vlerë të përgjithshme prej 1,4 milionë denarësh. Gjatë kontrollit të mallrave në procedurë tranziti, janë zbuluar 750 kg mall të padeklaruar, përfshirë mbi 3 ton avokado, 2,5 ton speca djegës, 600 kg brokoli, 2,3 ton luleshtrydhe, 3,3 ton kivi dhe 40 kg kërpudha, të cilat nuk ishin deklaruar në dokumentacionin doganor. Mallrat e padeklaruara, që i dyshuari kishte tentuar t’i kontrabandojë, janë konfiskuar, ndërsa ndaj tij, nga Departamenti i Hetimeve, është ngritur kallëzim penal për veprën penale “kontrabandë””, thonë nga Drejtoria e Doganave.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër