Starmer refuzon dorëheqjen mes revoltës në rritje brenda laburistëve

Nga D. V.
498 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 12 Maj, Zhurnal.mk – Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me thirrje në rritje për largimin e tij, por ka deklaruar se do të vazhdojë të drejtojë qeverinë, duke u thënë ministrave të kabinetit se vendi “pret që ne të vazhdojmë të qeverisim” dhe “këtë po bëj”.

Vështirësitë politike për Starmer u thelluan sot në mëngjes, pasi ministri i parë dha dorëheqjen nga qeveria duke i kërkuar kryeministrit të largohet.

Ndërkohë, numri i deputetëve laburistë që kërkojnë një afat kohor për dorëheqjen e tij është rritur në 75.

“Siç thashë dje, marr përgjegjësinë për këto rezultate zgjedhore dhe marr përgjegjësinë për realizimin e ndryshimit që premtuam”, u tha Starmer ministrave te kabinetit.

Ai shtoi se “48 orët e fundit kanë qenë destabilizuese për qeverinë dhe kjo ka një kosto reale ekonomike për vendin dhe familjet”.

Starmer theksoi se Partia Laburiste ka një procedurë për sfidimin e liderit dhe se ajo “nuk është aktivizuar”. “Vendi pret që ne të vazhdojmë të qeverisim. Kjo është ajo që po bëj dhe ajo që duhet të bëjmë si kabinet”, deklaroi ai.

Mbledhja e kabinetit pritej të ishte e tensionuar, pasi disa ministra thuhet se janë bashkuar me thirrjet që kryeministri të largohet nga posti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër