Stojanovski: Maqedonia lidere në rajon, transporti ajror i udhëtarëve është rritur me 27,9%

Nga D. V.
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – Rezultatet tregojnë se Maqedonia po bëhet një destinacion gjithnjë e më tërheqës turistik dhe transportues.

Aeroportet në Ohër dhe Shkup kanë pasur korrikun më të suksesshëm deri më sot, duke vendosur rekorde historike në trafikun ajror maqedonas, shkruan në rrjetet sociale deputeti i VMRO‑DPMNE‑së, Bojan Stojanovski.

➡️ Rritje prej 27,9% e trafikut të udhëtarëve – vendi i parë mes shteteve joanëtare të BE+, sipas ACI Europe.

➡️ Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është renditur ndër aeroportet e mesme me rritjen më të shpejtë në Evropë, me rritje prej 28,6%.

➡️ Aeroporti “Shën Apostulli Pal” në Ohër ka shënuar muajin korrik më të suksesshëm në historinë e tij.

Gjatë korrikut, aeroporti i Ohrit ka shënuar rritje prej 41,21% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Këto shifra janë dëshmi se investimet në linja të reja ajrore, zhvillimi i aeroporteve dhe mbështetja e turizmit sjellin rezultate konkrete për ekonominë maqedonase, shkruan Stojanovski në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër