Tiranë, 4 gusht, Zhurnal.mk – Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot kodrat e fshatit Riban, në Mallakastër duke rrezikuar përhapjen e tyre për shkak të erërave të forta.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar automjete zjarrfikëse jo vetëm nga Mallakastra, por edhe nga Patosi dhe Fieri të cilat po punojnë në kushte të vështira për izolimin e vatrave.
Për shkak të përmasave që ka marrë zjarri dhe vështirësive në terren, është aktivizuar edhe ndërhyrja nga ajri.
Kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj tha se “falë koordinimit të strukturave në terren dhe ndërhyrjes me helikopter, vijon puna intensive në Riban për vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit”.
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë sjellë rënien e disa vatrave të zjarrit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes 727 forca operacionale janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit në menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit.
