Struga merr frymë më e sigurt: Pastrohet kanali kryesor kullues, Qyra paralajmëron masa kundër përmbytjeve

Nga B.M
463 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 janar – Pastrimi i kanalit kryesor kullues në qytetin e Strugës po realizohet me intensitet të shtuar, duke u cilësuar si një hap vendimtar për parandalimin e përmbytjeve dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, njoftoi se punimet po zhvillohen në segmentin që shtrihet nga rruga “Turistike” deri te rruga magjistrale, një zonë e ndjeshme që për vite me radhë ka qenë e rrezikuar nga grumbullimi i ujërave.
Sipas Qyrës, kanalet kulluese kanë qenë të neglizhuara për një kohë të gjatë, ndërsa tani po merren masa konkrete për pastrimin dhe funksionalizimin e tyre, në funksion të mbrojtjes së pronës dhe jetës së qytetarëve.
Ai falënderoi ekipet dhe kompanitë e angazhuara në terren për punën e bërë, duke apeluar njëkohësisht te qytetarët që të mos hedhin mbeturina dhe të mos uzurpojnë kanalet kulluese, pasi vetëm përmes bashkëpunimit të përbashkët mund të sigurohet një Strugë më e pastër dhe më e sigurt.
Punimet po shoqërohen edhe me dokumentim fotografik nga terreni, ndërsa Komuna paralajmëron se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër