Stubb: Ka ardhur koha që Evropa të kontaktojë drejtpërdrejt Rusinë

Nga D. V.
352 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 11 maj, Zhurnal.mk – Ka ardhur koha që qeveritë eropiane të angazhohen drejtpërdrejt me Moskën, deklaroi presidenti finlandez Alexander Stubb në një intervistë për gazetën italiane ”Corriere della Sera”, të publikuar sot.

“Ka ardhur koha të fillojmë të flasim me Rusinë. Kur do të ndodhë kjo, nuk e di”, tha Stubb për të përditshmen italiane.

Sipas tij, politika amerikane ndaj Rusisë dhe Ukrainës nuk është më në përputhje me interesat e Evropës, çka nënkupton se Evropa duhet të veprojë drejtpërdrejt.

“Kemi diskutuar me liderët evropianë se kush duhet të vendosë kontaktin”, tha ai, duke shtuar se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Stubb theksoi se aspekti më i rëndësishëm është koordinimi mes vendeve europiane, veçanërisht mes Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Britanisë së Madhe, si dhe vendeve nordike dhe baltike që kufizohen me Rusinë.

“Nëse do të jetë një i dërguar special apo një grup liderësh, mbetet për t’u parë”, u shpreh presidenti finlandez.

Ai përmendi tre skenarë të mundshëm për Ukrainën; vazhdimin e luftës, një armëpushim të ndjekur nga marrëveshja e paqes, ose kolapsin e njërës palë, më së shumti Rusisë.

“Mendoj se mundësia e një marrëveshjeje paqeje nuk është në tryezë, të paktën jo për këtë vit”, deklaroi Stubb.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër