Tiranë, 1 nëntor Zhurnal.mk – Studentët dhe qytetarët vijojnë protestën kundër qeverisë edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit të tyre.
Protestuesit janë mbledhur që prej orës 14:30 përpara Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet tubimi i radhës në kuadër të kundërshtimit të tyre ndaj qeverisë.
Ndërkohë, në zonë është konstatuar një prani e shtuar e forcave të rendit. Efektivë të FNSH-së janë pozicionuar pas godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa në gatishmëri është vendosur edhe autoboti i ujit.
Pas protestës përpara ministrisë, pjesëmarrësit pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë, ku do të vijojnë tubimin.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
