Shkup, 21 maj Zhurnal.mk – Shërbimi Hidrometeorologjik i Maqedonisë njofton se nesër në shumë vende të vendit pritet mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.
Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhish, me reshje më të dendura, shkarkesa elektrike, erë të fortë mbi 60 km/h dhe mundësi për breshër.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha dielli, por në disa pjesë të qytetit pritet paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here e përforcuar nga veriu.
Gjatë fundjavës pritet të vazhdojë moti i paqëndrueshëm me reshje dhe bubullima në disa zona, ndërsa të hënën parashikohen vetëm reshje të izoluara dhe bubullima.
