Sulmohet një banor i Porojit në rrugën Tetovë–Jazhincë, përfundon në spital

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 09 tetor, Zhurnal.mk – Një 47-vjeçar nga fshati Poroj ka denoncuar në Policinë e Tetovës se është sulmuar fizikisht në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë.

Sipas denoncimit, ai është sulmuar nga një 30-vjeçar nga i njëjti fshat, duke pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura